Guroret e mermerit/ Ilir Meta masakron malin e Shenjtë të Tomorrit (Foto)

Guroret e mermerit/ Ilir Meta masakron malin e Shenjtë të Tomorrit (Foto)

Ilir Meta po shkatërron malin e Tomorrit me biznesin e tij të mermerit. Duke shtuar në mënyrë të paskrupullt prodhimin, për shkak të kërkesës së rritur greke dhe shqiptare, tashmë po tjetërson dhe ekosistemin. Janë tharë burimet, kanë ndryshuar rrjedhë, po shkatërrohen bukuritë natyrore…

Në këtë mënyrë biznesi i nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave të gurit kërcënon Malin e Shenjtë të Tomorrit. Kompanitë vijojnë të shfrytëzojnë guroret e mermerit, që vlerësohen si minierat e arit të malit të Tomorit. E ndërsa kurbani për festën këtë vit në Malin e Tomorrit kishte ndryshim nga vitet e tjera, pasi ishte brenda duke shmangur therjet jashtë, tashmë denoncohet një tjetër masakër, rrezikun që po i kanoset Malit të Tomorrit, pasi po zhvishet nga mermeri. Aq më tepër që kjo zonë është e mbrojtur nga shteti dhe nuk lejohen ndërhyrje, po ku pyet Presidenti Ilir Meta. Këtë denoncim të kësaj masakre që po ndodh në Malin e Tomorrit e ka bërë avokati Idajet Beqiri, ndërsa kërkon që të merren masa nga qeveria për ta parandaluar, pasi në të kundër banorët e zonës duhet të ngrihen për të mbrojtur thesarin e tyre…

Avokat Idajet Beqiri E bën publik shqetësimin e tij real për këtë kasaphanë në Malin e Tomorit,ndonëse nuk përmend asnjë emër.

“Kishim vite pa e parë Tomorricën, këtë Krahinë nga më të mëdhatë e Skraparit, me një histori fantastike, me kontribute tepër të mëdha në të mirë të Shqipërisë. Krahinë që ka nxjerrë figura të shquara kombëtare, krahinë e kulturës dhe traditave të shkëlqyera… Mali i Tomorrit, kjo pasuri nga më të çmuarat e vendit, e shpallur si Zonë e Mbrojtur nga shteti, për shkak të vlerave të mëdha që bartë, ekologjike po dhe po, por edhe vlera të pallogaritshme historike, si Mal i Dodonës Pellazgjike dhe i Abas e Aliut, vazhdon të masakrohet prej babëzitjes kriminale të një grushti njerëzish me pushtet të lartë, të cilët kanë futur në të gjitha faqet e Malit hordhitë indiane dhe po i rrëmbejnë mermerin që ai ka brenda. Miliona euro po i përvetësohen shqiptarëve në përgjithësi dhe Tomorricarëve në veçanti prej disa barkshaptorëve të pangopura, të cilët e kthyen Malin e Tomorrit në çifligun e tyre, duke ia përvetësuar me dhunë popullit. Dhe në saj të kësaj veprimtarie kriminale dhe të kësaj masakre ekologjike Tomorrica ka mbetur pa ujin e florinjtë që kishte për popullin, bagëtinë, bujqësinë dhe frutikulturën, sepse është prishur struktura e rezervuarëve burimëmbajtës, të cilat furnizonin me ujë burimi gjatë gjithë periudhës vjetore, thuajse gjysmën e fshatrave të Skraparit, nga të gjitha faqet e Malit. Për shkak të prishjes së strukturës së Malit me gërmime, me mina e me makineri të rënda, ujë i shiut dhe bora që shkrinë, nuk krijojnë më xhepa burimore rezervuarësh për të mbajtur konstant furnizimin e burimeve të ujit, por ikin rrufe posht në lumin e Tomorricës dhe derdhen në det! Çezmat e Tomorricës janë tharë. Populli i krahinës duke mbetur pa ujin e bekuar që kishin, mbetën edhe pa bagëti, pa bujqësi, pa frutikulturë, pa jetë! Ajo që e bënë më dramatike gjëndjen është rruga automobilistike që lidh fshatrat e Tomorricës me qëndrën e Bashkisë Skrapar. Në kohën e Zogut dhe më pas gjatë periudhës së komunizmit, kjo rrugë ka qënë si dita me natën nga të qënurit e saj katastrofë sot. Kriminelët shqiptar dhe pushtuesit indian që përvetësojnë mermerin  e Tomorrit, në vënd që fitimin e vetëm një muaj t’a investojnë për ndërtimin e rrugës Çorovodë-Gjerbës, me makineritë e rënda dhe inertet që krijojnë, e kanë kthyer këtë rrugë si në mesjetë, duke e bërë të gjithë Zonën e Tomorricës të pabanueshme. Vëtëm një shëmbull: Nga 240 familje që ka patur fshati i Zaloshnjes, vetëm 30 familje kanë mbetur sot! Edhe më dramatike është gjëndja në të gjitha fshatrat e tjera të Tomorricës! Populli i Tomorricës, ata që jetojnë në mesjetën e atjeshme, por edhe të larguarit nga halli i madh që u krijoi dhe u krijon shteti i tyre duke i mbuluar me varfëri, ashtu siç u theksua edhe në Kuvendin e brezave të Zaloshnjes në 20 gusht 2017, presin shumë dhe shpejtë nga Qeveria Rama 2 që të ndali masakrën mbi Malin e Tomorrit, t’ia kthejë atë popullit të Tomorricës dhe të gjithë Shqipërisë, t’u heqi monopolin atyre pak pushtetarëve kriminel të cilët kanë vite që përfitojnë miliona euro prej kësaj masakre dhe të largojnë pushtuesit grabitqarë nga Mali i Tomorrit. Nëse kjo situatë kriminale nuk ndalet nga Qeveria Rama, populli i Tomorricës, e ka të drejtën me pashë që të vërë në veprim përvojën historike trimërore në mbrojtjen e supervlerës kombëtare të Malit të Tomorrit. Përmes fotove shikoni si ka qënë dhe si është katandisur Mali i Tomorrit!”, shkruan avokati Idajet Beqiri në shqetësimin e tij./Pamfleti.com/

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Foto/ Modelet më të pazakonta që keni parë ndonjëherë

Close