Humbi motrën e vetme/Mesazhi prekës i ish-kryeministrit Berisha: Për ne nuk kishe moshë!

berisha motra
Humbi motrën e vetme/Mesazhi prekës i ish-kryeministrit Berisha: Për ne nuk kishe moshë!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për ndarjen nga jeta të motrës së tij, mbrëmjen e kaluar.

Me anë të një mesazhi prekës në rrjetet sociale, Berisha shkruan se sot familja e tij i dha lamtumirën e fundit motrës së tij, Hajrie Osmanaj.

Ai shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit e shumtë, që e kanë ngushëlluar për humbjen e madhe, duke thënë se ia kanë lehtësuar dhimbjen.

Mesazhi i plotë:

Te dashur miq!
Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj!
Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone!
Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjecare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet.
Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe.
Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj!
I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!! sb/CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
makeup set on table front view
5 gjëra që nuk duhet t’ua jepni as njerëzve të afërt

Close