Ministri teknik nuk i ndahet sekretares/Merr vendimin “bombastik” kundër saj

Ministri teknik nuk i ndahet sekretares/Merr vendimin “bombastik” kundër saj

Ministria e Drejtësisë ka marrë sot në dorëzim byzylykët elektronikë të mbikëqyrjes. Ministri teknik, Gazmend Bardhi, ka bërë përgjegjëse për skandalin e byzylykëve sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha.

Përmes një njoftimi për shtyp, bëhet e ditur se ministri Bardhi do të kërkojë shkarkimin nga detyra dhe lirimin nga shërbimi civil për Hoxhën, si dhe do të paraqesë kallëzim penal në prokurori.

Nga verifikimi i procedurës dhe situatës së krijuar, konstatohet shkelje e ligjit dhe përgjegjësi disiplinore për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë znj. Juliana Hoxha (pezulluar nga detyra me vendim të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes pranë DAP), për shkak të mos ndjekjes së procedurës së nevojshme ligjore për këtë proces të rëndësishëm për sigurinë publike pas nënshkrimit të kontratës dhe lëvrimit të fondeve financiare përkatëse nga Buxheti i Shtetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri Bardhi ka pasur përplasje të forta me sekretaren Hoxha, që pas marrjes së detyrës në krye të këtij institucioni, ku nënshkroi dhe një urdhër pezullimi për Hoxhën, me arsyen se ishte përfshirë në fushatë elektorale në kundërshtim me ligjin./CityNews

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Rama zbulon një sekret të Zahos!/Po shijojnë perëndimin, por … (Foto)

Close