Pique zbulon të vërtetën / Ja kur Neymar na tha se do largohej

gerard-pique
Pique zbulon të vërtetën / Ja kur Neymar na tha se do largohej

Gerard Pique ka theksuar se largimi i yllit Neymar nga Barcelona nuk ka qenë “tradhti” dhe as nuk është gjendur i papërgatitur, sepse e dinte se ish-shoku i tij i skuadrës do të largohej.

“Nuk ndihem i mashtruar. Tani që transferimi u krye mund të them se si kanë shkuar gjërat. Më 30 qershor, kur u martua Messi, Ney na rrëfeu se do të largohej. Kur kam postuar fotografinë me të dhe me mesazhin ‘qëndron’, e dija me 100% siguri se do të ikte, por ishte thjesht një përpjekje e fundit prej meje”, – ka thënë shtatlarti.

“Ney u zemërua me mua, por i kaloi shumë shpejt. Natyrisht, ka pasur arsyet e tij që e kanë shtyrë të largohet. Nuk duhet ta gjykojmë, sepse ka marrë një vendim të guximshëm. Do të kemi një kujtim shumë të mirë nga ai”, – ka shtuar mbrojtësi.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
Jan HK wine RecircCover_Slideshow_640x360
Kush e kishte menduar që këto pije mposhtin gripin/Zbulojini cilat janë ato

Close