Rama publikon raportin për Beratin/Qytetarët e “mallkojnë”: Të na rroni deri … nesër!

rama
Rama publikon raportin për Beratin/Qytetarët e “mallkojnë”: Të na rroni deri … nesër!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme raportin e radhës. Sot, kryeministri nxori raportin nga dëgjesat dhe komunikimi me banorët e Qarkut të Beratit.

Në vijim të raporteve të publikuara edhe në ditët e kaluara, qytetarët kanë bërë të ditura problemet e tyre në dëgjesat që kanë pasur me deputetët e rinj të zonave të tyre.

Kështu problemi më i madh i qytetarëve të këtij qarku ka të bëjë me gjendjen e rrugëve dhe mungesën e ujit të pijshëm. Më pas vjen edhe mungesa e ujit në parcela.

Ndërkohë, këto problematika janë shfaqur nga qytetarët edhe në komente, menjëherë pas publikimit të raportit nga kryeministri. Madje, nuk kanë munguar dhe mallkimet e qytetarëve, njëri prej të cilëve shkruan se Berati do vetëm që politikanët të jenë mirë dhe të rrojnë deri … nesër!

Statusi i Ramës:
Raporti juaj:
Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Berat. Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Beratit, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport✌🇦🇱
Faleminderit!/CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
ANDI_BUSHATI_PORTRET-2_2 aaaaa
Nga Andi BUSHATI/Luli i vërtetë dhe Basha që fabrikuan kundërshtarët e Ramës

Close