Senatorët e SHBA zbarkojnë në Tiranë në një vapë përvëluese/Zbulohet arsyeja

senatoret e shba
Senatorët e SHBA zbarkojnë në Tiranë në një vapë përvëluese/Zbulohet arsyeja

Katër senator amerikanë kanë zbarkuar në Tiranë, ku kanë zhvilluar takime me zyrtarët e lartë të politikës shqiptare në mes të muajit gusht, ku i gjithë vendi është “pushtuar” nga një i nxehtë përvëlues.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka zbardhur vizitën e katër seantorëve dhe takimin e tyre me Presidentin e vendit, Ilir Meta.

Në deklaratë thuhet se katër senatorët vizituan Shqipërinë për të biseduar me autoritet vendase mbi çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit

“Një delegacion me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Shqipërinë për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit.

Senatorët Blunt, Cornyn, Cotton, dhe Tillis u takuan me Presidentin Ilir Meta, zyrtarë të Qeverisë, dhe drejtues të Partisë Demokratike, për të nënvizuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë në stabilitetin rajonal, përpjekjet për të luftuar terrorizmin, dhe rëndësinë e zbatimit të reformave kryesore, përfshirë reformën në drejtësi”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
Pishina
Mjekët japin alarmin/Pishinat burim infeksionesh, ja si duhet të mbroheni

Close