Si përgjigjet aktori turk kur i thonë se je shumë i famshëm në Shqipëri?

Si përgjigjet aktori turk kur i thonë se je shumë i famshëm në Shqipëri?

Aktori turk Tolgahan Sayisman, është ndër më të preferuarit nga shqiptarët, kjo edhe për faktin se është i dashuri i bukuroshes sonë Almeda Abazi.

I pyetur se si ndihet kur i thonë se është shumë i famshëm në vendin tonë, Tolgahan, i cili luan në  serialin turk “Mos u dorëzo” , u shpreh se është diçka shumë e mirë.

“Marshallah! Është një gjë shumë e mirë. Të të duan dhe të komunikosh me njerëzit përmes ekranit, është diçka e bukur.”

Gjithashtu aktori bukurosh është pyetur nga Revista Living se çfarë mendon se ka edhe vajza të tjera shqiptare, përveç Almedës, përgjigja e tij ka qenë shumë e bukur.

“Për mua, sigurisht që është ndjesi e mirë, por nuk e di sa e mire është kjo për bashkëshorten time (qesh). Gjithsesi, kulturat tona ngjasojnë shumë. Në perëndim, ka shumë njerëz që kanë emigruar nga Ballkani. Ata ngjajnë shumë me shqiptarët. Ja pse e kuptoj shumë mirë edhe këtë lloj reagimi të atyre që më duan. Ndoshta prandaj më pëlqejnë. Ndoshta më duan edhe ngaqë nga ana e babait tim janë emigrantë dhe unë kam gjak shqiptari.”,tha ai.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Vera dhe librat! Nuk do ta besoni se cili është libri i preferuar i shqiptarëve

Close