Sulmuesi Alijev nuk firmos me Kukësin / Arsyeja është e papranueshme

kukesi
Sulmuesi Alijev nuk firmos me Kukësin / Arsyeja është e papranueshme

Rauf Alijev mbërriti dje në Tiranë dhe mendohej se ishte gjithçka e mbyllur, por sulmuesi i ri i Kukësit nuk ka firmosur ende. Firmat duhej të hidheshin sot në mesditë, por u shtynë pa asnjë afat të qartë.

Sulmuesi nga Azerbajxhani nuk ka mundur të studiojë kontratën sepse nuk ka pasur përkthyes, Të paktën ky është versioni zyrtar i klubit verilindor. Futbollisti duhej të kishte menaxher me vete, ose të paktën të sqarohej pa ardhur në Shqipëri se çfarë gjuhe dëshironte që të kishte në kontratën që do të firmosë. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë problem kontratën në Azerbajxhan me Inter Bakun, klub me të cilin luajti deri më 20 korrik.

Tags

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
SERBI Aleksander vucic
Deklarata e papritur e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç

Close