3 burrat më të pasur në botë humbën milionat për shkak të Donald Trump

3 burrat më të pasur në botë humbën milionat për shkak të Donald Trump

Për shunmicën prej nesh edhe humbja e një qindarke mund të jetë një problem, por imagjinoni të humbisni 4.5 bilion $.

Ndërsa Donald Trump vazhdon luftën e tij me Korenë e Veriut dhe lumi i kërcënimeve e konflikteve vazhdon, Jeff Bezos, Bill Gates dhe Mark Zuckerberg kanë parë miliarda dollarë të zhduken nga aksionet e tyre.

Të tre panë rënie të dukshme të fitimeve pasi investitorët shitën aksionet e tyre dhe u drejtuan tek investimet më të sigurta, si ari.

Pronari Amazon, Bezos, i cili kohët e fundit u shpall dhe si njeriu më i pasur në botë, pati humbjet më të mëdha, prej gati 2 miliardë dollarësh.

Krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, ishte humbësi i dytë më i madh, me një vlerë prej 1.6 miliardë dollarësh.

Themeluesi i Microsoft Bill Gates humbi më pak se një miliard, por mori një goditje prej 850 milion dollarësh në vlerat e tij të aksioneve.

Në total, rreth 30 miliardë $ u humbën nga kompanitë amerikane të teknologjisë, me humbje të mëtejshme që priten deri të premten.

Larry Elliot, i The Guardian, tha: “Rritja e tensioneve midis SHBA dhe Koresë së Veriut rriti vlerën e frangës zvicerane, jenit japoneze, arit dhe obligacioneve qeveritare, pasi investitorët kërkuan një strehë tradicionale e më të sigurtë në një kohë të pasigurisë gjeopolitike”./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Çmenduria e tifozëve në Angli / Baste pafund për rënien e Arsenalit nga Premier League

Close