A nuk ndodhet në Louvre ajo?/ Bëhuni Mona Lisa për një ditë në muzeun e kopjeve të kryeveprave

A nuk ndodhet në Louvre ajo?/ Bëhuni Mona Lisa për një ditë në muzeun e kopjeve të kryeveprave

Muzeu i Artit Otsuka në Tokushima u ofron vizitorëve mundësinë për të parë kryeveprat nga e gjithë bota nën një çati, dhe më shumë ata mund të hyjnë brenda pikturave.

Muzeu krenohet me mbi 1.000 kopje të pikturave, duke përfshirë ‘Sunflowers’ të Van Gough dhe ‘Mona Lisa’ të Leonardo da Vinçit, të bëra nga një material qeramik për të cilin kuratorët e muzeut mburren se do të zgjasë më shumë se 2000 vjet.

Chihiro Yamagawa, nga Departamenti i Komunikimit të Muzeut  thotë : “Muzeu i Artit Otsuka riprodhon me pllaka qeramike kryeveprat e Artit Perëndimor, të cilat janë në më shumë se 190 muze të artit në të gjithë botën, në 25 vende.”

“Është shumë e vështirë të shkosh për një udhëtim jashtë Japonisë për të parë artin në një muze, por vizitorët që vijnë në Tokushima, mund të shohin kryeveprat botërore në madhësinë e tyre origjinale. Është mjaft e rrallë që fëmijët të kenë mundësi të shohin kryeveprat perëndimore, kështu që ne kemi përgatitur 35 rroba për eventin dhe ju mund të shijoni veprat e artit duke veshur të njëjtat rroba që shfaqen në kryevepër. “/CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Kalendari i Krishtlindjeve / Klopp i sulet keqas Federatës Angleze

Close