Agron GJEKMARKAJ/ Xhentilesa e Ramës ndaj opozitës, kurthi i madh për Lulzim Bashën

basha rama
Agron GJEKMARKAJ/ Xhentilesa e Ramës ndaj opozitës, kurthi i madh për Lulzim Bashën

“Sali Berisha gjendet në një situatë antipatike…”.Me këtë frazë e nis shkrimin e sotëm opinion, me titull: “Sali Berisha ndërmjet Bashës, Ruçit dhe Ramës”, publikuar në “Panorama”, analisti i djathtë Agron Gjekmarkaj, duke vijuar:

“Ai, që historinë e ka bërë si themelues i opozitës së parë shqiptare, si President i Republikës, si një i rrëzuar me dhunë nga pushteti dhe i rikthyer për 8 vite si kryeministër, mund të rinte në shtëpi apo në zyrën e tij dhe mund ta shijonte atë (historinë), por jo ndenji brenda saj si në zhguallin e së pamundurës për tu kacafytur prap me të….

Rishtarët dikur endërronin ta takonin njëherë e të pozonin me të. Ata, të stërvitur në instikte në raport me kahjet e pushtetit brenda asaj force, në emër të Lulzim Bashës, e sfiduan me “qendresë”.

Një dialektik e re ka filluar në PD, Sali Berisha ngjan si relikte e vetvetes…Por ai dëshmoi se nëse imponohet ia del ta bëj përtej faktit se kush shfaqet në sheshbetejë, personi apo maska.

I stërvitur deri në lodhje me efektet politike që shkakton në opinion keqmenaxhimi i ngjarjeve si ajo e dezerimit të deputetëve që votuan në favor të Ruçit për kryetar të Parlamentit, Berisha e ndaloi zyrtarizmin e gënjeshtrës së trashë që po merrte formë asaj nate…

Berisha reagoi dhe krijoi dy ndjesi. Besdi tek Basha dhe njerëzit e tij të afërt dhe një shpresë të mbytur tek qytetarët që besojnë se ende PD mund të bëhet serioze.

I pari, dhe të parët, qysh nga vera e vitit 2013 e kanë përdorur heshtjen e Berishës si alibi për çdo veprim që kanë kryer. Një lëvizje e zgjuar kjo, e cila ka funksionuar.

Berisha ende po përdoret si alibi për shumëçka…

Debati në grupin parlamentar e përforcoi këtë ide. Megjithse Berisha brenda atij grupi duket si UFO dhe pa lidhje, sidomos intelektuale, por as politike, se shumë aty janë rastësor. Nga koha e tij, me ndonjë përjashtim, janë ata të dorës së tretë. Prapseprapë misteri rreth tij i bën të gjithë të mendohen dhe ti bëjnë vend frikës duke alternuar heshtjen me fjalën në pritje, që të davaritet stina e motit.

Bash provoi me rishtarët të godasë murin e jashtëm të kësaj grehine dhe u tërhoq. Gjithesesi e korri një fitore. Atë të provës. Reputacioni i Berishës tek të vetët mbijeton nëse flet përsëri dhe më fort si parti ndaj idiotësive. Po u bë palë me to do ti zhubroset gazepi…

Gramoz Ruçi është një tjetër sfidë për të. Ngjan sikur ai është zgjedhur në krye të Kuvendit për ti bërë “terbiet” Sali Berishës.

Ruçi është një politikan karriere, serioz dhe skrupuloz, gjithsesi atij nuk i takonte sot, pas 27 vitesh demokraci të ishte në krye të Parlamentit të shtetit demokratik, për arsye etike.

Zhurma që bën lidershipi I PD-së, për këtë rast në emër të të persekutuarve politik, është hipokrizi. Tashmë kjo parti e ka pre pa vrasje ndërgjegjen kordonin ombelikal, me këtë shtresë dhe ska asnjë tagër të flasë në emër të saj…

Një nga pikat më interesante të programit të ri të Qeverisë, paçka se e pashkruar, është “xhentilesa” ndaj opozitës dhe dëshira për të “puthur” duart e shtrira të saj.

Ky është një kurth i madh për Lulzim Bashës, të cilin Rama po e “njeh” për kryetar, duke konsumuar një formë të re diversioni ndaj Berishës.

Bashës herë i këndet kjo ndjellë, herë i friket, sepse kundërshtarët që shtohen gjithnjë e më tepër, gjuajnë pa mëshirë mbi këtë miklim.

“Ndërsimi “ i Ruçit ndaj Berishës ngjan si tentativë “mëshirplotë” për ti krijuar hapësirë Lulit për tu “konfirmuar”. Rama do ta vazhdojë këtë truk të suksesshëm “haju ngaju, çaju vraju” me Berishën dhe galant e shiharetaxhi me kryetarin e PD-së…”.

* Titulli i shkrimit është i CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
police femer shqiptare
Pezullohet nga puna punonjësja e policisë/ Nuk kishte deklaruar veprën e saj penale

Close