Verona/ Përkujtohet tenori i famshëm Luciano Pavarotti

C_2_fotogallery_3082358_1_image
Verona/ Përkujtohet tenori i famshëm Luciano Pavarotti

Një mbrëmje e madhe në amfiteatrin veronez për të përkujtuar ndarjen nga jeta të “Big Luciano”.

Në skenë u ngjitën Placido Domingo dhe Josè Carreras të cilët së bashku me Luciano Pavarottin formuan treshen e famshme “Tre Tenorët” si dhe miku i tij më i mirë  Zucchero.

Tenori i famshëm Luciano Pavarotti vdiq në 26 shkurt 2010 në moshën 71-vjeçare në qytetin e Modenas, pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit. Pavarotti e arriti suksesin e tij të parë në skenën e operas në Londër në vitin 1963.

Gjatë karrierës së tij 45 vjeçare operistike, tenori më i famshëm që nga koha e Karuzos, interpretoi me figura të artit që nga Placido Domingo e deri tek grupi britanik pop, The Spice Girls, megjithë kritikat se kishte sakrifikuar artin për hir të komercializmit./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
zjarr
Zjarr në kamionin e një fabrike këpucësh në Berat/ Digjen copat e lëkurave

Close