Atentat me armë në Tiranë/ 23-vjeçari qëllohet nga persona të paidentifikuar

atentat
Atentat me armë në Tiranë/ 23-vjeçari qëllohet nga persona të paidentifikuar

Një 23-vjeçar është qëlluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” ku shtetasi B.M është qëlluar me pistoletë nga një mjet tjetër, por fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.

Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 12.09.2017, rreth orës 21:30, në rrugën “Ndre Mjeda”, në drejtim te mjetit tip “Renault”, me drejtues shtetasin B.M., 23 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet tip “BMW”.
Nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

/Citynews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
femija
Hëngri hashash/ Vogëlushja 1 vjeç në gjendje të rëndë për jetën

Close