Basha mashtroi Shkodrën për deputetët/ Kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve shpërthen ndaj liderit demokrat

Basha mashtroi Shkodrën për deputetët/ Kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve shpërthen ndaj liderit demokrat

Duket se kryetari i shoqatës së ish të përndjekurve politikë për Shkodrën, është tepër i pakënaqur nga qeverisja e Kryetares së Bashkisë së këtij qyteti si dhe nga premtimet e parealizuara të kreut demokrat Basha.

Sipas tij, kryebashkiakja ka organizuar aktivitetin e pak ditëve më parë më rastin e përvjetorit të të rënëve ne Kryengritjen e Postribës.

Zenel Drangu pretendon se është përgjegjësia e tij të organizojë dhe të ftojë personalitete të cilët kanë drejtpërdrejt lidhje me kryengritjen e 9 shtatorit të vitit 1946. Gjithashtu ai shtoi se perkujtimi i kryengritjes se Postribes nuk duhet të perdoret politikisht.

Por, ndër të tjera Drangu shton se pakënaqësia e tij lidhet edhe me premtimet e pambajtura të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Sipas Drangut, kreu u opozites Basha i ka premtuar postet për 3 deputetë, nën kryetarin e Bashkise Shkodër, dhe administratorin e Velipojës.

Zenel Drangu pritet të japë nje deklaratë publike për të shprehur më gjatë shqetësimin e tij për të dy pushtetarët por në përgjithësi edhe për të gjithë problematikat që ka çdo ditë. /Citynews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Më rrihte e më merrte paratë e pensionit/ Rrëfimi i trishtë i të moshuarit për të birin

Close