Berisha sulmon hapur Bashën/ Ke këshilltarë mizerabël, s’do e bëja kurrë atë listë

Berisha sulmon hapur Bashën/ Ke këshilltarë mizerabël, s’do e bëja kurrë atë listë

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ashpër liderin aktual të PD-së Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin e gazetarit Çim Peka Berisha ka thënë se këshilltarët e Bashës janë mizerabël.

Këtë informacion e ka shpërndarë vetë gazetari Peka. Për të parë intervistën duhet të presim orën 20:00.

POSTIMI I PEKËS

Sali Berisha: “Keshilltaret e Lulzim Bashes jane mizerabel. Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa perjashtime jane te papranueshme. Une s’do e beja kurre ate liste. Por ne ka nje njeri qe e di se une besoja se Lulzim Basha mund te fitonte edhe ate liste, ai eshte Cim Peka. Raportimet e mediave per ato qe ndodhen ne grupin parlamentar ishin korrekt. Marrevshja me Ramen?”. Ndiqeni ne 20.00..”- shkruan ai.

/Citynews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Foto/ Trendet më të fundit të flokëve të shkurtra

Close