Deep Work/ Ja sekreti i suksesit të Steve Jobs

(dpa file) - A file picture dated 25 August 2011 shows a photo of co-founder and head of Apple, Steve Jobs, featured on an Apple iPhone 4 in Hanover, Germany. Co-founder and long-standing head of Apple died on 05 October 2011 at the age of 56 in California. Jobs battled pancreatic cancer for many years. Photo: Julian Stratenschulte
Deep Work/ Ja sekreti i suksesit të Steve Jobs

Themelimi i Apple nga Steve Jobs i shtroi atij rrugën për të qenë një nga sipërmarrësit më të suksesshëm ndonjëherë.

Ne të gjithë do të dëshironim të ishim po aq të suksesshëm sa Jobs, por fillimisht duhet të kuptojmë se si ky njeri ngjiti shkallët e suksesit dhe sekretet e punës së tij që e bën atë një prej sipërmarrësve më të suksesshëm në botë.

Të jesh i ngadaltë në biznes, shpesh mund të shihet si disavantazh, por në rastin e Steve Jobs, e çoi atë në krijimin e produkteve më elegante, funksionale dhe më të mirë dizenjuara ndonjëherë.

Kompjuteri i shtëpisë Apple II, i dizenjuar më 1977 ishte një shembull i kësaj.  Sipas biografit të Steve Jobs, Walter Isaacson, themeluesi i Apple, zgjodhi mdis 2000 llojeve të nuancës së grisë, për të gjetur ngjyrën perfekte për makinerinë e tij më të re.

Për më tepër, ai kaloi ditë të tëra në agoni për të menduar mënyrën e duhur se si të bënte sa më të rrumbullakëta qoshet e makinerisë.

Dhe sigurisht shumë njerëz të cilët punonin me Jobs mbase nevrikoseshin me ngadalësinë e tij dhe me rëndësinë e tepruar që ai u jepte detajeve, por pikërisht këto karakteristika të personalitetit të tij bënë që midis viteve 1977 dhe 1980, Apple II të bënte 118 miliardë dollarë në shitje.

Suksesi i Jobs, dukej se mbështetej në një koncept të quajtur ‘Deep Work’, të cilin shumë njerëz nuk e kuptojnë.

Autori John Freeman, thotë se amerikanët hutuohen mesatarisht 11 herë në orë gjatë ditës së tyre në punë, kryesisht përmes e-mailit.

‘Deep Work’ fokusohet në çaktivizimin e emaileve tona, mediave sociale dhe shpërqëndrimeve të tjera për t’u fokusuar tërësisht dhe vetëm në punën tonë pa u hutuar nga faktorë të tjerë të jashtëm./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
1
13 vjeçarja dhuron organet/ Shpëton jetët e 8 njerëzve

Close