Deklaratat e Ramës në NATO/ Reagon Basha: Para se të japë mend të përmbushë detyrimet e vendit

Deklaratat e Ramës në NATO/ Reagon Basha: Para se të japë mend të përmbushë detyrimet e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratat e Edi Ramës në takimin me vendet anëtare dhe themeluese të NATO-s. Sipas tij, Rama e ka ulur buxhetin për mbrojtjen kombëtare. Në postimin në faqen e tij zyrtare, Basha tha se kryeministri përpara se të japë mend duhet të përmbushë detyrimet e vendit.

Postimi i plotë:

Përpara se tu japë mend vendeve anëtare dhe themeluese të NATO-s, apo gjeneralëve me përvojë dhe me shumë yje, se c’duhet të bëjë kjo organizatë me rajonin tonë, e në të ardhmen e saj, Edi Rama bën mirë të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria. Përmbushja e detyrimeve, nuk është taksë, por kontribut për sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit. Edi Rama e ka zbritur buxhetin për mbrojtjen kombëtare në kuotën më të ulët historike në 27 vjet, 0.75 për qind, si asnjë vend tjetër anëtar i NATO-s. Në vend që të garantojë buxhet për forcat e armatosura, për trajnimin e tyre, për rritjen e kapaciteteve dhe aftësisë vepruese, Edi Rama ka dërguar qindra milionë për fasada godinash, për rehatinë dhe luksin personal të zyrës së ministres, si dhe qindra milionë lekë të tjera janë tretur rrugës nëpër tendera skandalozë sic ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit. Është jo vetëm qesharake por edhe e rrezikshme të sillesh si lider global kur nuk bën detyrat e shtëpisë. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Sabri Fejzullahu feston 70-vjetorin/ E shoqja i bën urimin më të bukur

Close