Ekskluzive/ Merret peng anija shqiptare në Libi, jeta e 5 marinarëve në rrezik

Ekskluzive/ Merret peng anija shqiptare në Libi, jeta e 5 marinarëve në rrezik

Roja Bregdetare libiane arrestoi (ndaloi) anijen “Edvi 1”, që lundronte me flamur panamez, armator shqiptar nga Durrësi dhe ekujpazh të përzierë shqiptar (5 marinarë) dhe malazez (3 marinarë).

“Edvi 1” u dërgua në portin libian të Zawya-s nën shoqërimin e një eskorte të armatosur. Ekuipazhi i anijes akuzohet se ka transportuar ngarkesa të paligjshme nga Libia në Maltë dhe anasjelltas.

Jeta e ekujpazhit është në rrezik. Në Libi mbizotëron anarkia thuajse totale. Në vendin afrikano verior me rreth 6milion banorë ekzistojnë tre qeveri, me njohje ndërkombëtare, nga grupe të ndryshme shtetesh si edhe mbi 300 banda e milici të armatosura me armatim të lehtë e të rëndë përfshirë artileri, katjusha e mjete të blinduara.

Anarkia, që mbretëron sot në Libi e bën Vlorën e vitit 1997 të duket si parajsë mbi tokë. Ekuipazhi rrezikon jetën nga banditët e armatosu, nga zyrtarët e korruptuar libianë, që në rast mospagese parash mund t’i vrasin marinarët pengje si edhe nga grupe terroriste të afërta me ISIS-in, sepse shqiptarët konsiderohen si europianë dhe shtetas të një vendi anëtar të NATO-së, pra qafirë e armiq të Kalifatit Islamik.

Në Libi, herë pas here, janë ekzekutuar pengje sidomos ato pengje, që kanë qenë të krishterë, që nga koptë të Egjiptit e deri te inxhinjerë italianë të punësuar në fushat e naftë libiane.

Specialistët që njohin situatën në terren në Libi pretendojnë se lirimin e ekuipazhit, dhe ndoshta edhe të anijes, mund ta sigurojë vetëm milicia e quajtur “Martiri Abu Anas Al Dabashi” e komanduar nga Ahmed Dabashi me pseudonimin Al Amu, ish kontrabanist e trafikant klandestinësh, tashmë i punësuar nga shteti italian me rrogë për të bllokuar fluksin e klandestinëve nga Libia në Itali.

Kryeminsitri Rama apo ministrja Xhaçka në vend që të lexojnë fjalime-hartim në mbledhejen e VIP-ave të NATO-s në Tiranë, bëjnë mirë t’i kërkojnë aleatëve italianë të shpëtojnë jetën e marinarëve shqiptarë. Theksojmë se organet shtetërore malazeze nëpërmjet ish kontrabandistëve të cigareve nga Zhelenika kanë filluar tashmë demarshet pranë faktorëve rilevantë libianë për të liruar marinarët malazezë të kapur peng. /Nga Gjergj Thanasi/

  1. krysho ludovik 16/09/2017, 17:00

    po dale mo nuk e shpuri hillaria demokracine ne libi
    ce keni kete libi si vlora ne 1997?
    e gjyzele kur u dhemb suma juaj kujtoheni per te verteten

    Reply
  2. […] Ekskluzive/ Merret peng anija shqiptare në Libi, jeta e 5 marinarëve në rrezik […]

    Reply

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Deklaratat e Ramës në NATO/ Reagon Basha: Para se të japë mend të përmbushë detyrimet e vendit

Close