Ekuipazhi i anijes shqiptare të kapur në Libi në rrezik për jetën

Ekuipazhi i anijes shqiptare të kapur në Libi në rrezik për jetën

Ditën e djeshme roja bregdetare libiane ndaloi anijen “Edvi 1” që lundronte me një flamur panamez në ujërat libiane.

Nga informacionet e para ekskluzive për Citynews, mësohet se në ekuipazh ishin 5 marinarë shqiptare dhe 3 malazezë.

Jeta e ekujpazhit është në rrezik.

Në Libi mbizotëron anarkia thuajse totale. Në vendin afrikano verior me rreth 6 milion banorë ekzistojnë tre qeveri, me njohje ndërkombëtare, nga grupe të ndryshme shtetesh si edhe mbi 300 banda e milici të armatosura me armatim të lehtë e të rëndë përfshirë artileri, katjusha e mjete të blinduara.

Një denoncim të kësaj natyre e ka bërë dhe ish-kryeministri Berisha që i referohet qytetarit dixhital:

“Nje anije shqiptare sekuestrohet nga roja bregdetare libiane!

Qytetari dixhital informon:

“Ky eshte linku per anijen me ekuipazh te perzier shqiptaro-malazez te sekuestruar ne Libi (Porti Zaëya). Ju lutem bejeni publike se realisht ekujpazhi rrezikon koken nese bie ne duart e ndonjeres prej qindra milicive dhe bandave te armatosura libiane, se te presesh nga keta te qeverise si Olta apo Kryeminsitri Edvin keta i lene ne mishire te fatit!
http://maritimebulletin.net/…/albanian-freighter-seized-by…/

Albanian freighter seized by Libyan military
maritimebulletin.net
General cargo ship ENVI 1 ëas intercepted by Libyan Coast Guard on Sep 15 off Zaëya, for allegedly, illegal transportation of construction materials”,- shkruan Berisha. /Citynews

Ekskluzive/ Merret peng anija shqiptare në Libi, jeta e 5 marinarëve në rrezik

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Patriarku serb i kërkon ndihmë Rusisë/ “Të kthejmë sa më shumë njerëz në Kosovë!”

Close