Enver Hoxha i shkruan letër Ditmir Bushatit për fillin e kuq të politikës së jashtme

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, duke folur gjate Asamblese Parlamentare te NATO, organizuar ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane.	/r/n/r/nForeign Minister Ditmir Bushati, speaks during the NATO Parliamentary Assembly, organized in the Palace of Congresses in Tirana.
Enver Hoxha i shkruan letër Ditmir Bushatit për fillin e kuq të politikës së jashtme

I dashur Ditmir

Për ty po e thyej rregullin që ministrat e kohës sime t’ u shkruajnë kolegëve të tyre të sotëm dhe po të shkruja vetë drejtpërdrejt. Këtë vendim e mora se më entusiazmoi shumë që ti në fjalimin tënd në parlament përdore shprehjen “filli i kuq i politikës sonë të jashtme”. Kjo ishte një shprehje që përdorej në kohën tone, kur flitej për “fillin e kuq ideologjik komunist” që duhet të përshkonte politikën në çdo fushë, në ekonomi, arsim, bujqësi, industri, politikën e jashtme, të brendshme etj.

Këtë shprehje “filli i kuq” e hoqi nga fjalori edhe Ramiz Alia që nga dhjetori 1990 kur u shtir sikur ndryshoi dhe nuk ishte më i lidhur me fillin e kuq ideologjik komunist. Këtë shprehje nuk e ka përdorur as shoku Gramoz Ruçi, që mbetet i lidhur me fillin e kuq, si me një fill çeliku. Unë prisja që këtë shprehje ta thoshte shoku Servet Pëllumbi, kur ishte kryetar i Kuvendit, se ai që ka qenë dhe mbetet shpirtërisht i lidhur me këtë fill të kuq ideologjik. Por Serveti e frenoi veten se kishte frikë mos e quanin komunist dogmatik.

Unë e kisha humbur shpresën që do ta dëgjoja edhe një herë këtë shprehje të thuhej nga qeveritarët tanë. Kisha pak shpresë te shoku ynë Fatmir Xhafa të cilin e kisha marrë në krah edhe në tribunë në festën e 1 majit. Une kisha shpresë se do ta dëgjoja Fatmirin të fliste për “fillin e kuq në politikën e brendshme” tani që është Ministër i Punëve të Brendshme, por ai më doli tradhtar si të gjithë ministrat e tjerë në këtë ministri, që nga Koçi te Kadriu. Madje edhe ministri i fundit, Hekurani, ai që më kërkonte t’ i pushkatonte me dorën e tij dy paraardhësit, kur erdhi dita ta tregonte veten, në 20 shkurt 1991, kur rrëzuan monumentin tim, nuk e zbatoi urdhërin për të hapur zjarr mbi turmën. Edhe Fatmiri si këta më doli, por prapë më mirë që është ai në atë post, se ndonjë tjetër.

Kur askush nga djemtë tanë që kanë pushtetin sot, nuk guxonte ta thoshte këtë shprehjen e fillit të kuq, ja ku dole ti dhe more guximin ta thuash, madje duke u tallur me Amerikën. Se ti the që “filli i kuq i politikës sonë të jashtme janë marrëdhëniet me SHBA”. Por marrëdhëniet me SHBA të përshkuara nga filli i kuq janë ato që përshkohen nga fryma e librit tim “Imperializmi dhe Revolucioni”. Tallje më e madhe me Amerikën nuk është bërë në kohën tonë.

I jep shokut Sulë të falat e mia dhe thuaji se e puth në ballë për edukimin e përshkuar nga filli i kuq që të ka dhënë. Më kujtohet se një herë kur unë po mbaja një fjalim dhe fola për fillin e kuq, salla u ngrit në këmbë dhe po duartrokiste. Shoku Sulë ia mori këngës:

“Le të pëlcasë armiku, moj kala e kuqe”.

U përlota dhe e thirra shokun Sulë pranë vetes ta përqafoja.

Tani një lutje kam për ty, i dashur Ditmir. Mos u çudit edhe shoku Enver që ti e ke njohur si Xhaxhi Enver, lutet ndonjëherë. Këtë shprehjen që the sot në parlament, për fillin e kuq që përshkon marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën, thuaje edhe në fjalimin që do të mbash tani shpejt në sesionin vjetor të Asamblesë së OKB. Se kështu e gjithë bota do ta mësojë se është e vërtetë ajo që thuhet në atë këngën e Ismet Drishtit:

“Që nga Jugu në majë të Verit,/

Qeverisin bijtë e Enverit.”

Ramizi më thotë si me shaka se duhet të falenderoj atë për ty, por kjo është një temë që nuk mund ta diskutoj me ty.

Tags
  1. Rospije Rilindje 12/09/2017, 20:57

    Ju te Citynews.al turp te keni per rrjeshtin e fundit te shkrimit. Ne te beni aluzion sikur e ema e Ditmirit na paska qene rrospije dhe ka pjelle edhe kopil me sh. Ramiz. Turp tju vije dhe kaq!

    Reply

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
3 vellezerit
Shuhet familja/ Vetëvriten 3-vëllezërit në pak vite nga njëri-tjetri

Close