Faktet-Basha flet në Parlament/ Qytetarët e kryqëzojnë në komente

lulzim basha ne parlament
Faktet-Basha flet në Parlament/ Qytetarët e kryqëzojnë në komente

Gjatë fjalimit të djeshëm të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, videoja e fjalës së tij po përcillej direkt në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale.

Ndërkohë që Basha fliste nga foltorja e parlamentit, qytetarë të shumtë i kanë komentuar, duke akuzuar kreun e PD-së se i tradhtoi demokratët dhe votoi zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Stafi i Bashës ka hequr shumë nga komentet duke pastruar faqen nga kritikët, por CityNews.al sjell më poshtë disa qindra komente të cilat kryqëzojnë kreun demokrat dhe drejtojnë gishtin tek ai si përgjegjës për humbjen e 25 qershori, zgjedhjen e Gramoz Ruçit dhe gjendjen kritike që po kalon Partia Demokratike.

Disa nga komentet më pikante janë:

-Te ka dale gjumi vone!! Kto kishe desht me ja than kur shkove te besh marveshjen!!

– Je vetëm një sharlatan i pa skrupull o lul, nuk na gënjen më se të doli boja. Po ik shpejt pa na u sosur durimi je i denjë vetëm te komunistat(PS).

– Ato 3 tradhtaret u gjeten???? Vetem ateher beheni edhe njeher serioz tek populli..

– Ju lutem mos e shperdoroni besimin tone se pasojat do jene dy paleshe dhe te renda ..Durimi ka kohe qe ka marr fund. E keni kthyer shtetin shum me keq se ne kohen e Enverit. Kriminelet e kan vendin ne BURG JO NE PARLAMENT .

– Bravo Basha e bere Gramozin kryetar palamenti qe kur bere fejesen me ramen ik o I pa ftyr. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
unioni
Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh ngushëllimet/ Lamtumirë kolegia jonë Irena Vreto!

Close