Gërmime arkeologjike në Orikum/ Kërkime të përbashkëta me zviceranët

orik 1
Gërmime arkeologjike në Orikum/ Kërkime të përbashkëta me zviceranët

Prej dy javësh projekti arkeologjik shqiptaro-zviceran ka rinisur gërmimet dhe kërkimet arkeologjike në parkun arkeologjik të Orikut.

Ky projekt arkeologjik, i cili ka nisur që prej vitit 2007 është një bashkëpunim midis Universitetit të Gjenevës në Zvicër me drejtor Prof. Jean Terrier dhe Institutit të Arkeologjisë së Tiranës me drejtor të projektit Prof.As. Saimir Shpuzën.

Në këtë projekt bashkëpunon dhe kujdeset për mbarvajtjen e gërmimeve arkeologjike dhe DRKK Vlorë. Gërmimet arkeologjike janë përqendruar në pjesën e “Fontanës Monumentale”, në hyrjen veriore dhe murin rrethues, si dhe në pjesën e akropolit, ku mendohet se ndodhen rrënojat e një kishe.

Një sektor i drejtuar prej arkeologut Adrian Anastasi, është përqendruar në kërkimet nënujore të Lagunës së Orikumit. Nga këto gërmime arkeologjike kanë dalë struktura dhe element të rinj arkitektonik. Ne ju ftojmë të vizitoni parkun arkeologjik të Orikut.

/Citynews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
vesa big basta
2 vjet me ty, sa shumë sfida e dashuri!/ Vesa Luma i dedion mesazhin e ëndrrave Big Bastës

Close