Godet sërish Hipertermia Malinje, mjekët e spitalit Amerikan i shpetojnë jetën 67-vjeçares

spitali
Godet sërish Hipertermia Malinje, mjekët e spitalit Amerikan i shpetojnë jetën 67-vjeçares

Komplikacioni i rrallë gjatë anestezisë, mund të kishte qenë fatal nëse nuk do zbatohej protokolli.

Heqja e tëmthit, një operacion në dukje i thjeshtë, mund të kishte qene fatale për S.A nga Tirana. Hipertermia Malinje, komplikacioni më i rrezikshëm dhe i rrallë nga anestezia, është shfaqur pas ndërhyrjes, duke alarmuar stafin e mjekëve të Spitalit Amerikan. Pacientja ka shfaqur shenjat tipike të kontraktimit të muskujve dhe rritjes së temperaturës, duke detyruar mjekët ta kalojnë me urgjencë në tërapi intensive. Pas zbatimit të përpiktë të protokollit mjekësor, pacientja është trajtuar me medikamëntin ‘Dantrolene”, mungesa e së cilit do të kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershmë të pacientes.
Sipas mjekëve Dr. shk. Lindita Shosha, kirurge e Përgjithshme & Proktologe dhe Dr. Renald Kërtoci ,mjek Reanimator konfirmojnë se  S.A është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo tashmë ka kaluar fazën e rrezikut për jetën. Hipertermia malinje merr jetën e të sëmurit nëse nuk zbatohet protokolli mjekësor në spital, të cilat janë janë themelore në trajtimin e të sëmurëve. “Përtej profesionalizmit të mjekëve, nëse mungon baza materiale, në këtë rast medikamënti i nevojshëm, për trajtimin e komplikacionit, jeta e një pacienti vihet automatikisht në rrezik”, sqarojnë mjekët. /Citynews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
mina
Video-Mina me telekomandë në Tiranë/ Policia arreston në kohë poseduesit

Close