Intervista e Fabian Topollaj/Ju tregoj pse Basha nuk çoi në gjykatë Erjon Veliaj

Intervista e Fabian Topollaj/Ju tregoj pse Basha nuk çoi në gjykatë Erjon Veliaj

Sot në një opinion shkruar për gazetën Panorama Besnik Mustafaj ish Ministër i Jashtëm i qeverisë Berisha ka treguar me detaje një ngjarje e cila kishte të bënte me një veprim politik siç ishte padia në gjykatë për kryebashkiakun Erjon Veliaj në lidhje me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë.

Në një intervistë eksluzive për Citynews Fabian Topollaj, Këshilltari i  PD në Bashkinë e Tiranës, sqaron me detaje atë qe ka ndodhur dhe faktin pse Basha neglizhoi me apo pa dashje çuarjen në gjykatë të kryebashkiakut të Tiranës

 

Si qëndron historia e padisë për anullimin e marrjes së mandateve të këshilltarëve të rinj në Këshillin Bashkiak Tiranë dhe çfarë pasoje ka pranimi i kësaj padie?

Në datë 26 korrik u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak në Tiranë me çështje shumë të ndjeshme siç ishte dhe rritja e cmimit të ujit të pijshëm. Pika e parë e rendit të ditës ishte vendimi për zëvendësimin e këshilltarëve bashkiakë që ishin deklaruar deputetë nga KQZ në zgjedhjet e 25 qershorit.

Për shkak të bojkotit të grupit të këshilltarëve të PD dhe LSI, Partia Socialiste ka miratuar vendimin për zëvendësimin e anëtarëve në kushtet e mungesës së kurimit dhe pa arritur numrin minimal prej 31 këshilltarësh për miratimin e këtyre vendimeve. Për këtë shkak të gjitha vendimet e asaj mbledhje përfshi dhe rritjen e çmimit të ujit dhe koncensioni 20 vjeçar i bashkisë për ndërtimin e objekteve arsimore, janë të paligjshme.

Në cilësinë e Zëvendës Kryetarit të Komisionit Juridik në Këshillin Bashkiak Tiranë e kam denoncuar këtë shkelje të rëndë ligjore dhe kam paralajmëruar rrëzimin e akteve të asaj mbledhje në media për shkak të bojkotit që grupi yne i bëri mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Pa ma kërkuar njeri, në të njëjtën cilësi, kam përgatitur padinë për goditjen e këtyre akteve në rrugë gjyqësore dhe kam kërkuar që ajo të depozitohej në emër të grupit nga drejtuesit e grupit.

Citynews ka mësuar se ju keni dorëzuar një padi dhe jo nga drejtuesit e grupit apo PD zyrtarisht, cila është arsyeja?

Këto lloj padish  kanë afate ligjore të mirëpërcaktuara, kalimi i secilave degradon të drejtën e ngritjes së padisë. Pas dorëzimit nga ana ime të materialit kam pasur me drejtuesit e partisë një debat mbi mënyrën si do procedohej pas dorëzimit të padisë nga ana e drejtuesve të grupit të PD-së një debat që nuk kishte lidhje me thelbin e padisë dhe iniciativën ligjore në vetvete.

Gjithsesi ajo që u vendos ishte që në fillim do të bëhej dorëzimi i padisë nga grupi i këshilltarëve dhe Kryetari i Partisë më pas do të vendoste si do të procedohej më mbrapa me komunikimin ndaj publikut të kësaj iniciative ligjore që në thelb është dhe një iniciativë opozitare. Ditët kalonin dhe padia u la në heshtje.

Akti i domosdoshëm i dorëzimit të saj në gjykatë nuk po ndodhte. Në kushtet që afati për të drejtën e ngritjes së padisë po skadonte, e kam dorëzuar personalisht padinë në ditën e parafundit të skadimit të afatit dhe disa kohe më pas jam pajisur nga Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak  Tiranë me autorizimin për ndjekjen e kësaj padie në Gjykatën e Apelit.

 

Zoti Besnik Mustafaj merrte shkas sot nga kjo histori për të bërë një analizë mbi opozitarizmin e Bashës. Ju vetë keni ndjerë një lloj pengese në punën tuaj si anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë?

Vetë rasti konkret dëshmon një lloj neglizhence ekstreme nga ana e zotit Basha për të ndjekur procedurat për anullimin e vendimeve të rritjes së çmimit të ujit dhe koncensionit e shkollave dhe përbën një provë të mjaftueshme për nevojën e një opozite më aktive, më të kujdesshme dhe më frontale. Nëse unë nuk do të dorëzoja padinë kjo e drejtë do të kishte degraduar dhe sdo të kishte në të ardhmen më asnjë mundësi për anullimin e këtyre vendimeve abuzive nga ana e Erjon Veliajt në rrugë gjyqësore.

Nuk di të them që në këtë rast neglizhenca erdhi për shkak se lidershipi i PD konsideron sot më të rëndësishëm aksionin për mbajtjen e posteve në krye të PD-së se sa opozitën ndaj Veliajt që shquhet për abuzime milionëshe. Nëse Neglizhenca ishte një lloj qëndrimi rrefuzues ndaj një propozimit tim për shkak se unë si shumë demokratë të tjerë kam kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve të 22 korrikut për kreun e PD-së, apo është një amnisti e qëllimshme që i bëhet me dashje Veliajt nga lidershipi i PD, një prej eksponentëve kryesorë dhe simbol i korrupsionit të maxhorancës. Jam i prirur të besoj që  është një nga arsyet e para dhe jo kjo e fundit në fakt, pavarsisht se dhe para zgjedhjeve të qershorit kam pasur dyshimet e mia se cili qe qëllimi që çadra e liriseë në 90 ditë dhe dhjetra tema të trajtuara nuk u mor asnjëherë me aferat e Veliajt, pse në raportin për zgjedhjet i përgatitur nga PD nuk u denoncua manipulimi i hapur që bëri Veliaj me përdorimin e aseteve shteterore të Bashkisë së Tiranës në fushatën e përgjithshme kur kjo ndalohej shprehimisht nga marrëveshja e 18 majit etj. Ajo që di të them me bindje sot është që Veliaj është një makut në aferat korruptive dhe një monster në propogandë, ndaj dhe aksioni opozitar për denoncimin e tij duhet të jetë i një niveli më të lartë, këtu sigurisht përfshij dhe veten si anëtar i grupit të këshilltarëve bashkiakë të PD-së në Tiranë./CityNews

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Ilir Kaduku: Luli, je bërë gaztor i shekullit!

Close