Jim Carrey shqetëson të gjithë me intervistën e çuditshme

Jim Carrey shqetëson të gjithë me intervistën e çuditshme

Jim Carrey ka shqetësuar të gjithë fansat e tij dhe publikun pasi ka dhënë një intervistë vërtetë të çuditshme në tapetin e kuq për Javën e Modës në Nju Jork.

Ajo që duhet të ishte një tjetër intervistë normale si gjithë të tjerat në tapetin e kuq duket se u kthye në diçka vërtetë të çuditshme dhe të sikletshme për intervistuesen e cila shkoi pranë aktorit të humorit, për të marrë një mendim mbi eventin.

Në festën e Harper’s Bazaar në Nju Jork, e cila kishte për qëllim të festonte ‘ikonat’, gjërat u bënë tejet të sikletshme kur intervistuesja iu afrua Carrey-t për një intervistë.

Ai menjëherë u shpreh se e gjithë ngjarja ishe e ‘pakuptimtë’.  “Nuk ka asnjë kuptim në gjithë këtë. Doja të gjeja gjënë më të pakuptimtë në të cilën mund të gjeja veten dhe këtu jam,” është shprehur 55 vjeçari.

Shumë do të mendonin se sjellja e tij ishte tipike e Carreyt por intervista vazhdoi të ishte vërtetë e sikletshme për intervistuesen e cila vzhdimisht po përpiqej ta kthente situatën në më pak ë çuditshme se sa po bëhej./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Këshilltarja e PD-së denoncon skandalin e Erion Veliaj-t

Close