Ka shumë gjëra për Iphone X të cilat Apple na i mbajti sekret

iphone 2
Ka shumë gjëra për Iphone X të cilat Apple na i mbajti sekret

Pas muajsh (dhe muajsh e muajsh) spekulimesh , pritja më në fund përfundoi të martën pasi Apple lançoi brezin e ardhshëm të iPhone. IPhone 8 dhe vëllai i tij më i madh, iPhone 8+, janë pjesët më të fundit të teknologjisë që janë zhvilluar nga krijuesi i dytë më popullor i smartphoneve në botë. Si dhe Iphone X u przantua po ditën e djeshme.

X ishte supriza jubilare e përvjetorit të Apple, e cila nuk ka një buton ‘Home’ dhe në vend të tij përdor njohjen e fytyrës për të zhbllokuar telefonin.

Të martën Apple na zbuloi shumë detaje rreth Iphone X, duke përfshirë super ekranin me një mbulesë retine në të gjithë sipërfaen e smartphonit. Gjithashtu karikimin pa fisha, kamera me lente të thellësisë, jetëgjatësi të baterisë, si dhe papërshkueshmërinë nga uji.

Megjithatë, ka pasur edhe shumë gjëra që Apple nuk na tregoi për këtë risi të tijën.

Phil Schiller na dha të gjithëve lajmin e çmimit të versionit 64 GB të Iphone X por askund në prezantimin pajisjeve të reja nuk u dha çmimi për versionin 256 GB.

E teksa çmimi për versionin 64GB ishte 999$ bëhuni gati të mësoni çmimin e versionit më të lartë… 1,140$.  Përveç kostos së fshehur të versionit të dytë, ka dhe disa avantazhe të tjera të cilat nuk u përmendën.

Telefoni mbështet në karikimin shpejtë, diçka që është e zakonshme për shumë nga konkurrentët e Apple. Kjo do të thotë që celulari juaj do të karikohet me 50% në 30 minuta.

IPhone X përmban mbështetjen Galileo, sistemin e ri satelitor të Evropës, që do të thotë se do të jetë edhe më e vështirë të humbasësh telefonin.

Gjëra të tjera të pa përmendura përfshijnë: kamerën selfie e cila  nuk është përmirësuar, dhe qendra e njoftimit është aty ku ka qenë gjithmonë./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
mogerini dhe rama
Antarësimi në BE/ Mësoni përgjigjen që Mogerini i kthen Edi Ramës nga Sllovenia

Close