Kolumbi/ Vritet pasardhësi i Pablo Escobar

vargas
Kolumbi/ Vritet pasardhësi i Pablo Escobar

Është vrarë nga forcat e sigurisë në Bogota të Kolumbisë ai që cilësohej si pasardhësi i Pablo Escobar.

Roberto Vargas, shefi i një prej klaneve mafiozë më të rrezikshëm të Amerikës Latine është qëlluar për vdekje pas një operacioni të organizuar nga policia.

Ai njihej si shefi i trafikut të drogës dhe vetë autoritetet kishin vendosur një shpërblim prej 165 mijë dollarësh për kapjen e tij.

“Ky ishte një nga objektivat tanë më madhorë. Kemi qenë në ndjekje të tij për një kohë të gjatë”,- ka thënë presidenti Juan Manuel Santos në një konferencë për mediat.

Vargas u qëllua në shtëpinë e tij bashkë me disa shoqërues të tjerë të armatosur teksa ishte duke parë një ndeshje futbolli mes Kolumbisë dhe Venezuelës.

/Citynews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
juventus
Lojtari i Gjermanisë shkon te Juventusi / Zbulohet plani i bardhezinjve

Close