Më rrihte e më merrte paratë e pensionit/ Rrëfimi i trishtë i të moshuarit për të birin

babai
Më rrihte e më merrte paratë e pensionit/ Rrëfimi i trishtë i të moshuarit për të birin

Një i ri rrihte sistematikisht dhe u merrte paratë e pensionit 2 prindërve të tij.

Pas një periudhe të gjatë dhune e marrje të parave ata e kanë denoncuar djalin për dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre.

Duke qenë se të moshuarit ishin dhe invalidë, kishin autorizuar djalin e tyre që t’u tërhiqte pensionet. Por i biri pasi merrte lekët i prishte dhe nuk i sillte në shtëpi asnjë lekë. Përveç kësaj ai kishte shitur edhe një pjesë të mirë të orendive shtëpiake. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, kur prindërit i kërkonin lekët e pensionit, i biri fillonte dhunën fizike ndaj tyre, shkruan Top Channel.

“Edhe më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje, për arsye se kur i kërkoja lekët e pensionit, ai më qëllonte me grushte, më përplaste për muri, m’ i vinte thonjtë në fyt dhe më kërkonte edhe lekë të tjera”,-ka rrëfyer babai i dhunuar. Gjykata e dënoi djalin e çiftit të të moshuarve me një vit burg, por pas një viti askush nuk e di se si do të vijojnë marrëdhëniet e prindërve me djalin, i cili do të ketë mbi supe edhe eksperiencën e burgut. /Citynews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
spitali
Godet sërish Hipertermia Malinje, mjekët e spitalit Amerikan i shpetojnë jetën 67-vjeçares

Close