Plagosja tek Pazari i Ri/ Autori: Po sqaronim sherrin e femijëve

Plagosja tek Pazari i Ri/ Autori: Po sqaronim sherrin e femijëve

“Me Pëllumb Gjokën u takuam për t’u sqaruar në lidhje me sherrin mes djemve tanë.

Në debat e sipër situata më doli kashtë kontrollit. Nuk doja që gjërat të shkonin deri në përdorimin e armës”.

Kështu ka deklaruar në polici Kleant Musabelliu, i cili mbrëmjen e së martës plagosi me pistoletë biznesmenin Pëllumb Gjoka.

43-vjeçari ka treguar se pasi ishin vënë në dijeni të faktit se djemtë e tyre ishin përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin, kanë biseduar së bashku dhe kanë lënë që të takoheshin në një lokal tek “Pazari i Ri”, aty ku edhe jetojnë.

Sipas tij, bisedimet mes tyre kishin nisur të bëheshin me zë të lartë dhe për këtë fakt kishin vendosur që të dilnin jashtë lokalit për të folur, raporton GSH.

Por, në sherr e sipër, efektivi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë, Kleant Musabelliu, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar tri herë drejt 46-vjeçarit Gjoka.

Ky i fundit mori plagë në këmbë dhe menjëherë u dërgua në urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime pranë policisë bënë me dije se po të njëjtën gjë ka pohuar edhe biznesmeni Gjoka, se takimi mes tyre ishte bërë për të shuar sherrin që kishte nisur më herët mes djemve.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se të rinjtë ishin zënë pas një konflikti të çastit dhe për motive të dobëta.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Presidenti akuza gjyqësorit/ Po më shkatërron imazhin

Close