Presidenti akuza gjyqësorit/ Po më shkatërron imazhin

Deputete-dhe0-drejtesia
Presidenti akuza gjyqësorit/ Po më shkatërron imazhin

Në një deklaratë të lëshuar përpara njoftimit të parashikuar të akuzave të reja, zyra e presidentit goditi ata që hetonin korrupsionin, sipas tij: të supozuar.

Fjala është për presidentin e Brazilit, Michel Temer, i cili e ka akuzuar gjyqësorin e vendit të tij, se po përdor akuzat për korrupsion, për t’i shkatërruar reputacionin.

Deklarata e Temer erdhi vetëm disa orë përpara se një gjykatë e Gjykatës së Lartë, të autorizonte një hetim të ri korrupsioni ndaj tij.

Presidenti, si dhjetëra politikanë të tjerë brazilianë, tashmë është i implikuar në operacionin e larjes së makinave, ndonse ai ka mohuar të gjitha akuzat për korrupsion.

Hetimi më i madh prej të gjithëve, njihet si Operacioni “Car Wash”, që ka të bëjë me përfshirjen e ryshfetit në nivelin më të lartë. Ndër personat e përfshirë në hetimin tre-vjeçar, janë edhe dy ish-presidentë.

“Ne kemi arritur pikën ku ata përpiqen të dënojnë njerëzit pa i dëgjuar më parë, pa përfunduar hetimin, pa zbuluar të vërtetën, pa verifikuar ekzistencën e provës reale. Të drejtat individuale janë shkelur çdo ditë, pa reagimin më të vogël”, tha zyra e presidentit brazilin Michel Temer./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
pacolli mustafa
Ish kryeministri Mustafa kundër Behgjet Pacollit/ Veproi si biznesmen jo si politikan

Close