Prrenjas/ Digjet fusha me dru, dyshohet për shkak të konkurrencës

drute
Prrenjas/ Digjet fusha me dru, dyshohet për shkak të konkurrencës

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në fshatin Qukës. Pronarët e fushës me dru e kanë vënë re zjarrin pak çaste më vonë dhe menjëherë kanë tentuar që ta fikin atë ndërkohë që kanë lajmëruar edhe shërbimin zjarrfiksës.

Si pasojë janë djegur rreth 70 metër kub lëndë drusore.

Flakët janë lokalizuaar nga zjarrfikëset duke mos e lejuar atë të përhapet në banesat përreth.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon në disa pista. Nuk përjashtohet edhe ajo e zjarrvënies së qëllimshme për shkak të konkurrencës. /Citynews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
mynih 1
Le të derdhet birra lumë/ Çelet Oktoberfest në Mynih

Close