Rama dhe 14 ministrat betohen në Presidencë/ Meta i’u uron suksese

Rama dhe 14 ministrat betohen në Presidencë/ Meta i’u uron suksese

Është betuar zyrtarisht qeveria Rama 2 në mjediset e Presidencës në prani të Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Kryeministri Rama bashkë me 14 ministrat kanë hyrë në mjediset e Presidencës në orën 17:00 dhe njëri pas tjetrit kanë vendosur dorën në Kushtetutë për të firmosur duke thënë fjalën “Betohem”.

Pjesë e kësaj ceremonie, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, është edhe Gramoz Ruçi.

Ky moment shënon zyrtarisht dhe përfundimin e procedurave ligjore dhe nisjen zyrtarisht nga puna të saj.

Nga ana e tij Presidenti Meta e uroi qeverinë për sukses në mandatin e saj.

FJALA E PLOTË E PRESIDENTIT META

 

“Urimi im më i sinqertë për sukses të qeverisë së re. Shqipëria dhe shqiptarët presin përgjegjësi më të mëdha për të përballuar sfidat që kemi përpara. Si President i Republikës pre zbatimin e reformës në drejtësi me qëllim forcimin e sundimit të ligjit, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Besoj se të gjitha hallkat do të punojnë me njëra-tjetrën për anëtarësimin sa më shpejt në BE.

Besoj se qeveria e re do të punojë për forcimin e marrëdhënieve me fqinjët pasi vetëm kështu do të sigurojmë një të ardhme në rajon dhe në BE. Jam i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018-të si viti i Skënderbeut. Heroi ynë është simbol i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje.

I nderuar kryeministër, suksese edhe njëherë tjetër në detyrën shumë të rëndësishme për të cilën u betuat sot”,- tha Meta.  /Citynews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Atentat me armë në Tiranë/ 23-vjeçari qëllohet nga persona të paidentifikuar

Close