Rama ruan 78 vota/Rrudhet PD+LSI

Parlamenti-shqiptar
Rama ruan 78 vota/Rrudhet PD+LSI

Seanca maratonë e Kuvendit, që zgjati pothuaj një ditë, përfundoi këtë mëngjes me miratimin e programit të qeverisë “Rama 2”. Programi u miratua me 78 vota pro dhe 51 kundër, opozita ka mundur te ruajë vetëm 51 vota nga 62 që ka PD+LSI. Kryeministri Edi Rama e prezantoi programin e tij në seancën e së hënës, ku paraqiti synimet kryesore të qeverisë për ekonominë, turizmin, integrimin e vendit.

Reforma në drejtësi dhe vetting-u mbeten për qeverinë shtyllat kryesore në këtë mandat të ri. Ndërsa kapitulli i ekonomisë është më i gjati, duke nisur nga projektet e infrastrukturës, luftë kundër korrupsionit dhe informalitetit. Dje dhe sot deri në orët e para të mëngjesit ka qenë radha e deputetëve për ta diskutuar.

Lideri i opozitës Lulzim Basha e kritikoi qeverinë “Rama 2” dhe deklaroi fundin e marrëveshjes së 18 majit për shkak të zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe manipulimit të votave të PD-së sipas tij.

E ashpër ka qenë dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndaj programit të qeverisë. E veçantë në fjalën e saj ishte edhe një kritikë ndaj Presidentit të Republikës për bashkëpunim të nxituar me mazhorancën për dekretet.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
drejtoria-e-tatimeve
74 bizneset VIP, 220 milionë euro borxhe tek tatimet/ Emrat

Close