Shenjat e depresionit

Shenjat e depresionit

Ndjenja e pikëllimit shpesh është pjesë normale e jetës. Mirëpo kur ju jeni të kapluar nga një trishtim i rreptë apo kur jeni i pashpresë dhe ky pikëllim ju mban larg rutinës suaj të zakonshme, është koha për vëmendje. Disa nga shenjat që një person është në depresion lidhen me ushqyerjen, gjumin, fokusimin etj.

  1. Hani më shumë se zakonisht

    Depresioni iu lë të tërhequr dhe mund të manifestohet me humbje apetiti. “ Nëse truri juaj është i preokupuar me mendime negative, ju mund të harroni të hani apo mund të humbisni interesin në gatim ose përgatitje të ushqimeve” thotë Yvonne Thomas, psikologe e specializuar në depresion dhe vetëbesim në Los Angeles. Në anën tjetër, depresioni ju bën të kërceni në efektin e kundërt të kësaj sëmundjeje duke u bërë të uritur dhe duke ua shtuar dëshirën për të ngrënë.

  2. Flini më shumë ose më pak

    “Gjumi është një mënyrë tjetër që njerëzit me depresion të ikin nga pikëllimi, ata bëhen refugjatë”, shton ajo. Të tjerë që bëjnë pak gjumë ose me gjumë të ndërprerë ose edhe me insomni janë shumë të rrethuar me mendime obsessive.

  3. Gjërat e vogla ju trazojnë

    Shpeshherë mund të ndiheni të nevrikosur dhe inatçorë: gjërat e vogla të cilat zakonisht nuk do t’i vënit re mund të ju shtyjnë juve të largoheni nga shoqëria. “Kur njerëzit kanë dhimbje fizike, ata shpeshherë sillen në mënyrë agresive dhe irritohen lehtë dhe është e njejta me dhimbjen psikologjike, nuk ndiheni mirë ose nuk ndiheni vetvetja dhe kjo mund të humbasë durimin duke ju vendosur edhe më në skaj”, thotë Tomas.

  4. Nuk kënaqeni më gjërat që dikur u bënin të lumtur

    Jeni mësuar të kaloni orë të lumtura bashkë me shoqërinë tuaj por javëve të fundit jeni shmangur? Duke mos marrë pjesë në aktivitetet që dikur u kanë kënaqur sepse më nuk u japin kënaqësinë e mëparshme është një tjetër shenjë e depresionit. “Depresioni u bën apatetik rreth aktiviteteve apo rreth ndonjë hobi që dikur u ka dhënë kënaqësi dhe u bën të izoloni vetën tuaj”, thotë Wolking.

  5. Ndiheni të nënvlerësuar

    Nëse po e vendosni vetën tuaj vazhdimisht poshtë apo ndiheni të nënvlerësuar, atëherë diçka po ndodh. Mendimet e vazhdueshme si “ nuk jam mjaftueshëm i mirë” apo “unë nuk vlej” janë të rrezikshme, sepse mund të shkaktojnë një sjellje të dëmshme tek individi. Nëse mendoni në këtë mënyrë, ju tentoni të verifikoni negativitetin dhe si shpërblim kjo iu bën më depresivë dhe u vë më shumë në rrezik.

  6. Jeni në panik dhe ankth

    Ndjenja e madhe e frikës konsiderohet zakonisht si një çrregullim ankthi dhe teksa kjo shpesh është e vërtetë mund të jetë gjithashtu një çelës për depresion. Ndjenja e ankthit shpesh konsiston me depresion dhe disa njerëz depresivë kanë sulm nga paniku, thotë Dr. Payne.

  7. Keni dhimbje të pashpjegueshme

    Dhimbja emocionale nga depresioni kur nuk merrni ndihmë mund të jetë e manifestuar prej trupit tuaj dhe t’u shkaktojë dhimbje si dhimbje koke, probleme me stomak, qafë apo shpinë, thotë Dr Tomas.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Foto/ Dubai vendi i çudirave

Close