Skandali/ Joleza Koka paguhej pa shkuar asnjë ditë në punë

joleza koka
Skandali/ Joleza Koka paguhej pa shkuar asnjë ditë në punë

Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Joleza Koka paguhej për një punë në të cilën nuk ka qenë asnjë ditë. Emisioni investigativ “Stop” ka zbuluar se gjatë kohës që Joleza  punonte si këshilltare në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, punonjësit e ministrisë nuk e kanë parë asnjë ditë të vetme.

Para disa ditësh Joleza u ankua te Autoriteti i Mediave Audiovizive, sepse sipas saj gjuha e përdurur nga Saimir Kodra është fyese dhe joetike.

Por ndërkohë që, nga ana tjetër Saimiri në emisionin “Stop” ka publikuar skandalin e Jolezës e cila ka përfituar para nga taksapaguesit pa punuar fare./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
31
Ndeshja Spanjë-Shqipëri / Nuk do ta besoni sa kushtojnë biletat

Close