Stuhia e paparë godet Rumaninë/ Pesë të vdekur, tridhjetë të lënduar (VIDEO)

Stuhia e paparë godet Rumaninë/ Pesë të vdekur, tridhjetë të lënduar (VIDEO)

Të paktën pesë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën në pjesën perëndimore të Rumanisë, e cila është goditur nga një stuhi e fortë e erës me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.

Siç bënë të ditur zyrtarët e emergjencave, dy vetë humbën jetën në qytetin e Timishoarës, ndërsa dy të tjerë në qytetin Buzios.
Një zëdhënëse e Shërbimit Emergjent të Rumanisë tha se stuhia nxori pemë dhe rrëzoi shtylla të rrymës elektrike, dhe shumë familje mbetën pa energji.

Zyrtarët i paralajmëruan qytetarët të mos largohen nga shtëpitë e tyre, ose të gjejnë strehim, të shkëpusin pajisjet elektrike nga prizat dhe të qëndrojnë larg linjës së transmetimit.

Stuhia e sotme në Rumani pasoi disa ditë me temperatura të larta.

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Helmohen pushuesit Kosovare në Durrës

Close