Tahiri sulmon Bashën/ I bëri bisht gjykimit për Rrugën e Kombit, sot shet dëngla

Tahiri sulmon Bashën/ I bëri bisht gjykimit për Rrugën e Kombit, sot shet dëngla

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur ashpër sot në seancën parlamentare.

Ndër të tjera Tahiri përmendi edhe kreun e opozitës Lulzim Basha duke shprehur habinë se si ai i’a ka dalë mbanë t’i shpëtojë gjykimit për Rrugën e Kombit.

“Nuk arrij ta kuptoj se si Lulzim Basha është në Parlament dhe ia ka dalë ti bëjë bisht rrugës së Kombit dhe gjykimit për të.  Ky është turp për Parlamentin dhe për  ata që na ndjekin. Njerëzit presin drejtësi.  Është turp sepse njerëzit shohin në këtë parlament njerëz që duhet të përballeshin me drejtësinë përpara se të vinin këtu dhe të shisnin dëngla.  Të paktën mund t’ia kursejmë njëri-tjetrit këtej e tutje batutat, talljet, sharjet, arrogancën që shkon në shtëpinë e çdo shqiptari.  Në fund shqiptarët do të jenë vetëm me hallet e tyre në tavolinë.  Të paktën në këtë sesion mund të fillojmë duke respektuar atë që na duket sikur e kemi kundërshtarin më të madh.  Shumë prej jush nuk do ju kisha kurrë shok, por ju respektoj sepse jemi këtu bashkë.  Gënjeshtrat tona i kanë këmbët aq të shkurtra sa nuk dalin dot nga kjo sallë”,- tha Tahiri ndër të tjera në fjalën e tij.  /Citynews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Kokëdhima thirrje Bashës/ Kërkoji falje shqiptarëve

Close