Video-Mina me telekomandë në Tiranë/ Policia arreston në kohë poseduesit

mina
Video-Mina me telekomandë në Tiranë/ Policia arreston në kohë poseduesit

Policia e Tiranës ka sekuestruar sot 3 mina të pajisura me telekomandë. Operacioni “Explosion” ka vënë në pranga 2 persona.

Në kuadër të këtij operacioni policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Jurgen Muho, 24 vjeç, banues në Qesarak Tiranë dhe  Eraldo Kataroshi, 19 vjeç, i cili ishte i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes”, “Moskallzimit të krimit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Këta shtetas janë arrestuar në rrugën “Teodor Keko”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volksëagen Polo”, i cili drejtohej nga shtetasi Jurgen Muho. Ndërkohë shërbimet e policisë kanë konstatuar një çantë brenda të cilës ndodheshin 3 mina të pajisura me telekomandë.

Nga puna e mirëfilltë hetimore ka rezultuar se shtetasi Jurgen Muho, bashkëpunonte me shtetasin Eraldo Kataroshi në lidhje me veprimet që kryente.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ” Mbajtja pa leje e armëve, i bombave apo minave ose lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e kryer në bashkëpunim”. /CityNews

 

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

X
Artikull i Rekomanduar:
te pasurit
Zbulohet lista/ Ja kush janë 10 bosat më të pasur në Shqipëri

Close