VIDEO: Neymar tregohet i pasjellshëm / Ja çfarë i bëri dje djaloshit 18-vjeçar

VIDEO: Neymar tregohet i pasjellshëm / Ja çfarë i bëri dje djaloshit 18-vjeçar

 

Paraja nuk mund ta blejë karakterin. Neymar, edhe pse ka gjithçka që një njeri ëndërron, (ende) nuk është është në lartësinë e idhullit të tij, Lionel Messi, kur vjen puna tek aspekti njerëzor.

Ndeshja e së martës mbrëma, Celtic-PSG, ishte shembulli ideal për ta dëshmuar edhe një herë këtë. Sulmuesi 25-vjeçar e pati të lehtë të manovronte me topin dhe madje shënoi një gol, sepse atë e markonte një 18-vjeçar me emrin Ralston. Mes tyre pati disa momente acarimi gjatë takimit. Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, skocezi shkoi t’i shtrëngonte dorën yllit të PSG-së, por ky i fundit refuzoi ta takonte. Gjesti natyrisht që u mor keq nga Ralston, i cili ia tha disa fjalë, ndërsa braziliani qeshte me ironi, aq sa shokët e skuadrës u detyruan të ndërhynin.

Kjo nuk ka lënë një shije të mirë për tifozët. Madje, as për drejtuesit e PSG-së.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Ka shumë gjëra për Iphone X të cilat Apple na i mbajti sekret

Close