Ahmetaj: Ekonomia u rrit me 4.06%, papunësia ka pësuar rënie

ahmetaj
Ahmetaj: Ekonomia u rrit me 4.06%, papunësia ka pësuar rënie

Në një bashkëbisedim me gazetarët, paraditen e sotme, ministri i Finacave Arben Ahmetaj ka deklaruar se ekonomia është rritur me 4.06% në tremujorin e dytë, ndërsa papunësia ka pësuar rënie.

Gjithashtu ministri Ahmetaj tha se kemi rritje të investimeve të huaja, ndërsa inflacioni mbetet në nivele mesatare të pritshme.

Ministri Ahmetaj tha se sfida e punësimit është një nga sfidat kryesore dhe prioritet i punës së kësaj qeverie.

Ahmetaj tha se papunësia do të ulët në nivele 1-shifrore nëpërmjet rritjes ekonomike dhe intensifikimit të arsimit profesional.

Sipas Ahmetaj, investimet e huaja vazhdojnë të jenë një faktor i rëndësishëm për ekonominë e vendit.

“Shqipëria tërheq 25% të investimeve të huaja në rajon.”-tha Ahmetaj./ CityNews

  1. Bravo minister keni bere nje pune te mire po vetem kujdes se mos ju rriten veshet

    Reply
  2. Bravo per punen Beni. Papunesia duhet ulur nepermjet investimeve dhe ne kete menyre do te rritet mireqenia dhe konsumi duke I dhene nje xhiro me te shpejte rritjes ekonomike.

    Reply
  3. Super pune. Suksese ne zbatimin e planeve tuaja.

    Reply
  4. genje ramen jo ne

    Reply

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
gishta
Çfarë tregon forma e gishtit për karakterin e një personi

Close