“Argjiro Fest 2017” në Gjirokastër/ Festa dhe kostumet folklorike pushtojnë qytetin

Argjiro Fest 2017
“Argjiro Fest 2017” në Gjirokastër/ Festa dhe kostumet folklorike pushtojnë qytetin

Festa e  folklorit  “Argjiro Fest 2017”  në Gjirokastër ka grumbulluar në qytet artizanë nga e gjithë Shqipëria, si dhe grupe folklorike nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria e Kroacia.Në kuadër të këtij aktiviteti, Qyteti muzeal i Gjirokastrës është shndërruar në vendin e festës me aktivitete të larmishme ku spikat folklori i zonave të ndryshme të vendit, por edhe ndërkombëtar.

“Argjiro Fest 2017” ngriti siparin me parakalimin e grupeve të shumta folklorike pikërisht nga Sheshi i Çerçizit për të vijuar në odeonin e qytetit aty ku edhe jepen shfaqjet.

Kryebashkiakja Zamira Rami ka ftuar qytetarët në mbarë vendin të vizitojnë Gjirokastrën këtë fundjavë.

Krahas Argjiro Fest, në Gjirokastër janë organizuar edhe evente të tjera si parada e kostumeve popullore, panairi i artizanëve nga të gjitha trevat shqiptare, ekspozita etnografike dhe ajo e librit.

Panairi i 11 i trashëgimisë kulturore dhe artizanatit i çelur në Gjirokastër ka përfshirë rreth 40 mjeshtra të punimeve të traditës nga mbarë vendi./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
sali berisha
Qytetari denoncon fabrikën e përpunimit të zorrëve në Lezhë

Close