BE jep 3.3 mld euro për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

danielson
BE jep 3.3 mld euro për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

Drejtori i përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e biznesit.

Gjatë këtij takimi Danielsson tha se zhvillimi i kësaj zone do të rrisë vendet e punës.

Gjithashtu Danielsson deklaroi se Bashkimi Europian do të ndajë 3.3 miliardë euro për zhvillimin e zonës ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor. Gjatë një takimi me përfaqësuesit e biznesit, drejtori i përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson, tha se zhvillimi i kësaj zone do të rrisë vendet e punës. Danielsson, u shpreh se zhvillimi i kësaj zone do të rrisë numrin e vendeve të punës, si dhe do shtojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Danielsson ndër të tjera tha se “Ju jeni vërtet të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj zone dhe për këtë arsye dhe pikëpamjet tuaja janë shumë të rëndësishme. Dëshiroj të them dy fjalë për këtë ide.Tre muaj që nga Samiti i Triestes të gjithë udhëheqësit arritën në një vizion vërtet guximtar në mënyrë që të krijohet një zonë rajonale ekonomike e cila do të bazohet në katër shtylla”./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
butrint
Thellohet skandali në Butrint/ Nuk lejohet media

Close