Denoncimi / Firma e ndërtimit bllokon 2 lagje dhe zjarrfikësen

22471461_10213844484728320_1409508259_n
Denoncimi / Firma e ndërtimit bllokon 2 lagje dhe zjarrfikësen

Elbasani është sërish në qendër të denoncimeve të qytetarëve të tij, këtë herë një qytetar i cili ka zgjedhur të mbetet anonim, denoncon një firmë ndërtimi të kontraktuar për ndërtimin e një aksi rrugor, se pasi ka rrethuar zonën, ka bllokuar dy lagje të tëra, për shkak se nuk ka lënë asnjë shteg hyrje-daljeje për automjetet.

Qytetari shprehet se ndonëse banorët e këtyre dy lagjeve janë ankuar për situatën e krijuar, si përgjigje nga kompania kanë marrë injorimin. Problemi merr përmasa edhe më shqetësuese kur vetëm para dy ditësh, një banesë ka rrezikuar të shkrumbohet nga shpërthimi i një bombole gazi, ndërsa zjarrfikësja nuk kishte nga të futej.

“Kjo firme ka “burgosur” prej tre javesh banoret e dy lagjeve. ankesat e tyre perfaqesuesit e firmes i injorojne. rastet urgjente transportohen me krahe. pasi firma nuk ka lene asnje shteg te hapur per automjete.
para dy ditesh u rrezikua nje banese nga zjarri bomboles. nuk kishte ku futej zjarrfikesja. Bashkia po aplikon sistemin e gjobave. kurse policia kerkon “denoncime banoresh”. ata i thone ja ujku. policia thote “dua gjurmet”.”, – thuhet në mesazhin denoncues të qytetarit nga Elbasani. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
meta ne kosove
Presidenti Meta takon në Kosovë ministrin e Jashtëm finlandez

Close