Foto ekskluzive/ Automjetet në trotuar, këmbësorët në rrugë, policia vjen vërdallë

Foto ekskluzive/ Automjetet në trotuar, këmbësorët në rrugë, policia vjen vërdallë

Janë pamje që i ndesh rëndom përgjatë gjithë 24 orëve të ditës e të natës në rrugën “Bajram Preza”, vetëm 100 metra pranë burgut 313, një segment rrugor i rrahur rëndom edhe nga patrullat e Policisë Rrugore e asaj bashkiake.

Automjetet e parkuara mbi mini-trotuarin e destinuar vetëm për kalimtarët i kanë nxjerrë jashtë funksionit këto të fundit pikërisht për arsyen se ato pushtohen nga pronarët e automjeteve të cilëve nëse guxon tua përmendësh të hidhen në fyt.

Banorët e zonës i thanë CityNews-it se nuk janë të pakta rastet e përplasjes së tyre apo dhe kalimtarëve me pronarët e makinave, të cilët të mostrazuar nga policitë respektive bëjnë “cubin”.

Ironia këtu qëndron në faktin se interesit të CityNews, përfaqësuesit e policive iu përgjigjën me njohje të rastit, por pa dhenë një përgjigje konkrete për harresën e deritanishme të zbatimit të ligjit./CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Deklaratat tronditëse të gazetarëve investigativ për krimin dhe policinë

Close