Fshati ku hakmarrja konsiderohet nder/ Mësoheni kush është (Video)

hakmarrja nder fshati
Fshati ku hakmarrja konsiderohet nder/ Mësoheni kush është (Video)

Fshati Kalei në zonat e thella të Mallakastrës është tashmë thuajse fantazmë, sepse është braktisur masivisht, por nuk ka ndodhur kështu me ligjin e pashkruar të hakmarrjes.

Ky ligj sundon ende në këtë fshat dhe këtë e vërteton vrasja e 57-vjeçarit Shefo Duraj para një viti. Në një reportazh nga “ABC News” thuhet se Shefo Duraj u vra për një hakmarrje që kishte 50 vite si ngjarje.

Gjaku i pa marrë është çështje nderi e panegociueshme në këto anë. Djali (Shefo Duraj) ishte në barkun e nënës kur u vra babai i tij.

Sapo u rrit ai vrau dy persona në shenjë gjakmarrje për babain e tij që nuk e njohu kurrë. Vrasja e bariut nga roja 50 vjet më parë bëri bujë në Mallakastër, pasi motivi ishte krejt banal, për barin e kooperativës.

Vajza 27 vjeçare e Durajt, thotë se nuk është rritur me urrejtje. Ajo nuk është rritur me atë frymë. Por Mallakastra shquhet për mentalitetin e ashpër të banorëve të saj. Falja e gjakut është një njollë turpi për pasardhësit.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
BASHA FLET PER GAZETARET - Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha duke folur per gazetaret pas kerkeses se Partise Demokratike per ngritjen e Komisionit Ad-Hoc per Reformen Zgjedhore./r/n/r/nBASHA SPEAKS FOR THE MEDIA - Head of Democratic Party Lulzim Basha speaks for the media after the request of Democratic Party for the raising of an Ad-Hoc commision for the elctions reform.
Ndërprerja e seancës/ Prapa Ruçit fshihet Edi Rama

Close