Kaubojsi akuza Nard Ndokës/ Parazit i shoqërisë

nard9
Kaubojsi akuza Nard Ndokës/ Parazit i shoqërisë

Ish-deputeti socialist, tashmë kryetar i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar Eduart Ndocaj, ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të kreut të Partisë Demokristian Nard Ndoka.

Ndonëse janë që të dy në opozitë, në aleancë me Partinë Demokratike, sërish kjo nuk e ka penguar ‘kaubojsin’ të quajë Ndokën si ‘filozofi parazit i shoqërisë’.

Ai shprehet se ndonëse është verior, sërish nuk mund të rrijë pa folur për të.

“Më zhgënjeu filozofi Nard Ndoka. Nuk kam dashur të merrem kaq ashpër dhe hapur me të, sepse në veriorët e kemi zakon, kur një shqiptar (qoftë edhe në hasmëri me ne), nëse sulmohet nga një i huaj, ai mbrohet nga dhe hynë në besë tonë derisa të fitoj me të huajin.
Po Nardi, s’është as hasëm me e mua, por s’ka as tipare veriori, sepse bën pjesë tek ata që Veriun e kanë fobi, dhe njëherë që zbulojnë bllokun me luksin e “kurvave”, alkoolit dhe bixhozit e kanë të vështirë, të largohet prej aty, qoftë edhe për një ditë të vetme. Fatkeqësisht këta, verior e antiverior në të njëjtën kohë, shkojnë në Veri vetëm për vota dhe pastaj heshtin në Tiranë duke i shërbyer klasës politike vetëm për pasurim personal dhe për interesa meskine personale.”, – shprehet Ndocaj.

Sipas ish-deputetit socialist, Nard Ndoka edhe pse ka 20 vjet që është deputet sërish nuk resht së qëni si poshtë sofrës së pushteti, here majtas e here djathtas duke dëmtuar demokristianët.

“Nuk kam dashur të merrem me Nardin, por duke e neglizhuar këtë lloj fenomeni parazitar në politik, ka 20 vjet që është deputet dhe që qëndron poshtë sofrave të pushtetit, herë majtas e herë djathtas, duke demtuar rëndë imazhin e komunitetit demokristian”, – shkruan Ndocaj.

Ndocaj i kujton Ndokës, se tallja për veriorët është shumë e rëndë, edhe pse ai mundohet ta përdorë për sukses.

“Mbrëmë në emision Nardi, që pranon të përdorët dhe të jetë në rolin e idiotit, kishte pranuar të ishte pjesë i një procesi gjyqësore politik kundrejt meje dhe me mungesën time. Ai nuk e kupton që ftesa e tij e brendshme ka qenë për tu tallur në herë të parë me të, por kjo e fundit siç duket atij nuk i bën më përshtypje, sepse me filozofinë e tij, ka menduar talljen ta përdor për sukses. Për një verior të vërtetë, ofendimi më i rëndë për dikë është kur e ve në lojë atë me cilësitë e budallait. Ka shumë histori për budallenjtë e sidomos, Mirdita ka plot histori të tilla dhe po të ishin akoma gjallë burrat e dikurshëm kush e di çfarë historish do të kishin bëmë me personazhin Nardi.
Ndër të tjera Nardi, mbrëmë theksoi se unë kisha qenë për pak kohë tek PDK. Për të ata që e dinë, apo për ata që nuk e dinë, unë kam qenë zv/Kryetar i një partie që për fat të keq nuk ekziston më, sepse kjo është pronë private e personale e Nard Ndokës, që është përdorur dhe po përdoret vetëm për karrierën e tij dhe xhepin e tij.”, – deklaron Ndocaj, teksa e akuzon atë edhe për kohën që ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Historitë e Nardit me keqpërdorimin e PDK-së janë të hershme. Ish Kryetari i Grupit Parlamentar i PDK, Pashko Ujka doli në një konferencë për shtyp më datë 23,04,2008, ku akuzoi ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë, Nard Ndoka, se nuk ka arsimin përkatës për të mbajtur funksionet që ka. Ujka theksonte:”Forcat kristiane nuk kanë përfaqësim dhe po kërkojnë të gjejnë formën e përfaqësimit. Po lëvizet këto ditë dhe do të ketë lëvizje të tjera, në mënyrë që e gjithë lëvizja kristiane shqiptare të pozicionohet dhe të përfaqësohet, meqë Nard Ndokën nuk e quajmë më përfaqësues të tyre, por një përfaqësues mediokër. Llogariteni në duart e kujt ka rënë Ministria e Shëndetësisë dhe administrata shqiptare. Arsyeja është se njerëzit dyshojnë se zoti Ndoka mund të ketë mbaruar shkollën e lartë, por nuk ka mbaruar të mesmen”-tha Uka.”.

Po ashtu Ndocaj hedh akuza të ashpra ndaj Ndokës për mënyrën e drejtimit të Partisë, si dhe se ka qenë ish-sigurims gjatë komunizmit dhe e akuzon kreun e PDK-së, se është bërë miiarder pa punuar qoftë edhe një ditë.

“Kush është Nardi? Nard Ndoka sot mund të konsiderohet pa frikë një miliarder pa punu asnjë ditë në demokraci, zyrtarisht vetëm me rrogë deputeti. Sot, Nard Ndoka ka një makinë Mercedes 320 të ri që kushton 80.000 euro. Ka shpi në Bllok dhe thuhet se edhe partinë që ka e ka blerë rreth 100 mije euro. Kështu flitet, sa është e vërtetë nuk e di, sepse nuk qëndrova shumë në strofullin e Nardit për ta marr veshtë. Nardi është thuajse i pasur sa unë, zyrtarisht me një rrogë deputeti, ndërsa unë kam faturuar me punë e djerse mijëra euro në muaj”. – thekson Ndocaj.

Në përmbyllje të shkrimit të tij, Ndocaj shprehet se kjo është hera e fundit që merret me Ndokën, nëse ky I fundit nuk do ta sulmojë, në të kundërt reagimi do të jetë shumë i ashpër.

“Kjo është hera e fundit që merrem me Nardin dhe nuk e kam ndërmend të merrem më të nëse ai nuk do të përmend emrin tim. Në të kundër reagimet e mia do të jenë gjithmonë e më të ashpra për të”, – përmbyll Eduart Ndocaj. /CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
erdogan referendumi
Presidenti Erdogan zbulon “planin e pistë” kundër Turqisë

Close