Konflikti në Parlament/ Noka ofendon Ruçin

ruci
Konflikti në Parlament/ Noka ofendon Ruçin

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka kërkuar fjalën për proçedurë, por nuk është pranuar nga Ruçi, i cili i dha fjalën Rrokajt.

Pas kësaj deputeti Noka ka bllokuar punimet e Kuvendit, dhe i është drejtuar Ruçit me fjalë ofenduese duke e cilësuar si “rrugaç”.

Pas këtore ofendimeve dhe bllokimit të seancës nga deputeti Noka, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka kërkuar gardës ta largojë nga seanca deputetin në fjalë.

Kujtojmë këtu se edhe javën e kaluar, seanca u ndërpre pesë herë për shkak të bllokimit të punimeve nga opozita, por ndryshe nga seanca e kaluar kur Gramoz Ruçi nuk kërkoi ndërhyrjen e gardës për largimin e Bashës, sot masa ka qënë më e rreptë. Garda e Republikës është urdhëruar të largojë Flamur Nokën./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
BALLA PER ASAMBLENE E PS - Deputeti i PS, Taulant Balla, duke folur per gazetaret gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nBALLA IN CONFERENCE - Lawmaker, Taulant Balla, speaks to journalists during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.
Përjashtimi i Nokës/ Balla: Skenar i parapërgatitur i PD

Close