Kukësi prish festën e Lushnjes / Paqe në “Loro Boriçi”, por me vuajtje

ss1
Kukësi prish festën e Lushnjes / Paqe në “Loro Boriçi”, por me vuajtje

Kamza sot surprizoi duke fituar 2-1 ndaj Luftëtarit, me dy gola nga Stevan Raçiçit në një sfidë që pati gjithçka, gola, penallti e kartonë të kuq. Pritej suksesi i Luftëtarit në formë, triumfoi Kamza bujshëm, edhe me 10 lojtarë për një orë. Raçiç shënoi i pari, Bregu barazoi, por presioni total vendas nuk prodhoi asgjë dhe Raçiç në shtesë me 11- metërsh siguroi triumfin e paeë sezonal në Superiore për Kamzën.

Perfekt Kukësi, fitues 2-0 në Lushnje, me dy gola në pjesën e dytë nga Guri e Alijev. Megjithatë, sulmuesit u zhbllokuan pas daljes me karton të kuq të Spahos sa nisi pjesa e dytë. Prishet festa e Roza Haxhiut, kthehen fuqishëm kampionët.

Barazim 1-1 në Shkodër, mes Vllaznisë e Flamurtarit. Kuqezinjtë goditën me Bushiç në kundërsulm, por Vllaznia barazoi me Gocajn në shtesën e pjesës së parë. Vllazni superiore, por e dobët në sulm.

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
rama-linda
Alarmohet FMN-banka e Linda Ramës kërkon të blejë dy banka të tjera në Shqipëri

Close