LSI deklaron votën pro kërkesës së Prokurorisë për Saimir Tahirin

LSI deklaron votën pro kërkesës së Prokurorisë për Saimir Tahirin

Në një dalje për mediat, zv.kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan rama ka deklaruar publikisht votën pro kërkesës së prokurorisë për Saimir Tahirin.

“Grupi parlamentar i LSI rithekson edhe një herë qëndrimin në përputhje me aspiratat e qytetarëve. Ne do të votojmë pro miratimit të kërkesës së prokurorisë për Saimir Tahirin.”- deklaroi Luan Rama.

Gjithashtu Rama tha se i bën thirrje drejtësisë për një hetim të paanshëm dhe në funksion të zbardhjes së plotë të së vërtetës.

LSI distancohet dhe dënon sulmin ndaj organeve të drejtësisë për të devijuar fokusin e reformës në drejtësi. Mazhoranca po mban qëndrime të kompromentuara, në kundërshtim me retorikën e saj për reformën në drejtësi./ CityNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Read previous post:
Gjiknuri i kundërpërgjigjet Berishës/ Po sajon lidhje imagjinare

Close