Masakra e Lushnjës / Si u sulmua grupi i nipit të Aldo Bares, cili ishte qëllimi i autorëve

vlcsnap-error211_4
Masakra e Lushnjës / Si u sulmua grupi i nipit të Aldo Bares, cili ishte qëllimi i autorëve

Në foto është burri që u mbijetoi bresherive të kallashnikovit në Lushnjë.

Një plumb e preku në këmbë. Eshtë jashtë rrezikut për jetën

Bujar Turku po kalonte pranë lokalit ku ishin ulur shenjestrat e atentatorëve, një ambjent në lagjen “Loni Dhamo” në vendin e quajtur Ura e Perroit.

Gjurmët e gjakut akoma duken dhe pse bashkia nisi pastrimin e territorit në orët e hershme.

Aty ku pasditen e së merkures ishin shtrirë të vrarë trupat e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhes, janë vendosur lule.

Shoku i tyre Marius Xhepexhiu ndodhet në Tiranë në kurë intensive mjekësore. Bashkë me ta në kafe ndodhej edhe shoku tjetër Saimir Xhelili. Dyshohet se ishte një nga shenjestrat e parë për tu vrarë. Sot ai është dëshmitari kryesor i çështjes në dorë të hetuesve.

Të gjithë bashkë thuhet se ishin miqtë dhe shokët e Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares. Ky besohet që u largua nga tavolina 10 min para se te ndodhte masakra

Zamiri Latifi thirri, çuna na vranë. Të gjithë u ngritën nga karriget por pa shpëtim. Njeri nga autorët që sipas policise dyshohet Laert Haxhiu doli jashtë benzit dhe qellonte me bresheri kallashi. Autori i dytë Orges Bilbili gjuante nga brenda makinës.

Në trupin e Latifit u gjetën 35 plumba, kurse në trupin e Hoxhes 7. Në vendin e ngjarjes ekpertët mblodhen dhe 41 gëzhoja.

Banorët u panë të largoheshin me vrap. Qyteti i përfshi në panik. Në Lushnjë, ishin rikthyer krismat vdekjeprurëse.

Masakra ndodhi vetëm në pak minuta dhe mjeti i autorëve u largua me shpejtesi për të përfunduar i djegur pranë fshati Çukas në rrugën e vjetër Lushnjë-Berat. Dy policë të parët në vendin e ngjarjes, nxorrën jashtë tre automatikët. Ndoshta me idene për të shpëtuar gjurmë.

Hetuesit besojnë se masakra është pasojë e hakmarrjeve midis grupeve rivale. Por ka dyshime për atentat të organizuar. Autoret demostruan egërsi, kishin për qellim ti vrisnin të gjithë. Ishin të stervitur dhe operuan me shpejtësi. Forma e ekzekutimit është tregues për pastrim territori. Por janë ekspertët ata që do të percaktojnë; a ishte kjo masakër e një hakmarrjeje gangsterësh, apo luftë për territor e para. /ABCNews

Lini një koment

Adresa juaj e email nuk do te publikohet.

Artikull i Rekomanduar:
ss1
Kukësi prish festën e Lushnjes / Paqe në “Loro Boriçi”, por me vuajtje

Close